Përfaqësues të biznesit kryeqytetas kanë nisur mëngjesin e sotëm protestën e paralajmëruar para Bashkisë Tiranë.
Të mbështetur nga nisma “Thurje”, dhjetëra tregtarë me pankarta në duar kanë kërkuar ndryshimin e ligjit që ata e kanë cilësuar si klientelist.
Me thirrjet ‘O Erjon, o hajdut” tubuesit kanë argumentuar se vendimi për dhjetëfishimine taksës për hapësirat publike është i jashtëligjshëm.
“Taksat në Tiranë janë si në Amerikë, ndërda shërbimet si në Afrikë” – u shpreh një protestues.
Ndërkohë, protesta e sotme ka krijuar edhe probleme në qarkullimin rrugor duke bllokuar kalimin në sheshin ‘Skënderbej’. Forca të shumta policie ndohen në bulevard për të bërtë të mundur zhbllokimin e situatës.