Teksa koalicioni Berisha-Meta çeli fushatën në stadiumin “Arena Kombëtare”, e gjithë zona aty pranë eshte kthyer në nje kaos të plotë.
Makinat luksoze të kandidatëve, por edhe të drejtuesve të koalicionit, përfshirë edhe makinat e Berishës dhe të Metës, jane parkuar mbi trotuare dhe mbi pedonalen e Sheshit Italia, para hyrjes në stadium.
Mjafton për të parë këto foto, për të kuptuar alternativën e parkimit falas që ofron dyshja Berisha-Meta dhe kandidati i tyre në Tiranë.
Pamje të tilla sjellin në kujtesë kaosin e dikurshëm kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha, ku kush ishte më i forti, parkonte mbi trotuar apo lulishte./m.j