Koalicioni Meta-Berisha çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji. Për herë të parë koalicioni opozitar nuk do të ketë emrin e drejtuesit. Si Foltorja, ashtu edhe Partia e Lirisë, këmbëngulën në KQZ që emri i Ilir Metës të mos shënohej në krah të koalicionit, me qëllim që koalicioni të mos identifikohej me emrin e tij. Por mungesa e emrit është paradoksi më modest i kësaj fushate. Për herë të parë, një grupim politik, me në krye Sali Berishën, që pretendon se përfaqëson me numra opozitën, është jashtë çdo kontrolli të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpenzimet elektorale. Vendimi i Gjykatës së Apelit për të njohur grupin e Alibeajt si përfaqësim zyrtar i Partisë Demokratike, ka pasjellë delegjitimimin e plotë të Rithemelimit së Sali Berishës.
Në kushtet kur Rithemelimi nuk njihet si subjekt politik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë ligjore për kontrollin e shpenzimeve të Rithemelimin në këtë fushatë elektorale. Organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore në Shqipëri kanë konstatuar në çdo raport se pavarësisht përmirësimeve ligjore, partitë politike fshehin financimin dhe shpenzimet, ndërsa kontrolli dhe sanksionet janë të dobëta. Por, në rastin konkret kemi të bëjmë me një grupim politik që nuk njihet si parti politike. Nuk është as organizatë, as shoqatë dhe as fondacion, pra nuk është asnjë lloj organizimi që njeh legjislacioni dhe që mund të veprojnë mekanizimi i kontrollit financiar.
Neni 92 /1 deri tek nënti 92 /7 parashikon rregullat e financimit të partive politike në fushatë dhe kontrollin e shpenzimeve elektorale, ku përfshihet dhurimet, kushtet dhe kufirin e dhurimeve, huatë, kreditë, librat e llogarive, çdo shpenzim etj. Por, këto rregulla nuk mund të veprojnë mbi Rithemelimin pasi nuk njihet si subjekt politik. Nga ana tjetër, fushata e Rithemelimit ka një kosto financiare, pavarësisht burimit, që mund të jenë dhurime, kursime personale apo para që nuk u dihet burimi.
Cilido që të jetë burimi i shpenzimeve të Rithemelimit, duke mos qenë një organizim që njeh ligji, ky grupim nuk ka tagër për të deklaruar donatorët apo burimet e financimit, nuk ka detyrim për të pranuar auditues etj. Nga ana tjetër, aktiviteti politik i Salio Berishës, jashtë PD-së zyrtare, që nga vjeshta e vitit 2021, besohet se ka kushtuar miliona euro. Shpenzimet pritet të intensifikohen gjatë fushatës zgjedhore. Në këto rrethana të pazakonta, mbetet për t’u parë nëse do të angazhohen Tatimet, Krimi Ekonomik dhe Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave./shqiptarja.com
Kushe do ta kontrolloje monstren,per shpenzimet marramendese,duhet te kishte organe kopetente e aktive,por ne vendin tone ato jane te vdekura.Nuk ka asnji istitucion qe eshte funksional.
Mendoj që “motra” prej “gishti” e Sali Berishës, zonja Juri Kim, USA – ambasadore, duhet ose ta çojë deri në fund, punën e nisur me drejtësinë, ose të “dorëzohet e kapitullojë” para akuzave monstruoze nga Sali Berisha në adresë të sajë, mbasi edhe qellimi i agresivitetit akuzues me trillime e shpifje ndaj figurës së ambasadores Kim, është mos prekja nga drejtësia.
Saliu aplikon teorinë, “sulmi, është mbrojtia më e mirë”, gjë që me sa duket, po jep rezultat, sepse drejtësia është stopuar, ndaj tijë.
Prokuroret kanë frikë nga Sali Berisha dhe Ilir Metaj, mbasi do ti përgojojnë në atë farë feje, sa edhe maçokët do tu a bëjnë me barrë.