Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç. Një makinë tip “Opel” ka rënë në një humnerë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i makinës dhe pasagjerja.
“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë. Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r