Fluks lëvizjesh në të dyja anët e kufirit në Kapshticë. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se nga kjo pikë kalimi gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 8 mijë shtetas shqiptare dhe të huaj.
Fluksi më i lartë ka qenë në hyrje të territorit shqiptar me 5612 qytetarë. Por lëvizje të shtuara gjatë orëve të fundit ka pasur edhe në drejtim të vendit fqinj me 3257 qytetarë.
Për të përballuar fluksin në rritje të lëvizjeve ndërkufitare policia jone kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, duke hapur 3 të tillë në dalje dhe 4 në hyrje. Ndërkohë nga pala greke ashtu si dje po punohet me 4 sportele.
Në 3 ditët e fundit kanë hyrë nga Greqia në drejtim të vendit tonë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe kanë dalë afër 7 mijë. Nga ana tjetër në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut kanë hyrë dhe dalë më shumë se 4. 500 shtetas.
/a.r