Një punëtor ka humbur jetën pasi ra nga skelat e një pallati.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëngjin. Viktima është 48-vjeçari Arjan Lazri, nga Kallmeti i Lezhës.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes.
Lazri ka marrë dëmtime të rënda pasi ra nga skela.
Ai u nis menjëherë për në spital, por ndërroi jetë rrugës. Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.
/a.r