Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi këtë të premte ujësjellësin e ri në Lushnjë.
Në fjalën e saj gjatë inspektimit të pajisjeve të reja, ministrja Balluku theksoi se ujësjellësi i ri e bën furnizimin e rrjetit shpërndarës në qytet me rënie të lirë, duke mos pasur nevojë për konsum energjie.
“Pra duhet ta themi këtë që me rrjedhje të lirë, pa konsum elektrik duke shfrytëzuar mundësinë gravitacionale ka një rënie të lirë në rrjetin shpërndarës së qytetit”, tha Balluku.
Gjithashtu ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se me reformën e bërë në ujësjellës, eficenca financiare do të jetë me e mirë nga ndërmarrjet e agreguara, çka do të sjellë dhe rritje të pagave të punonjësve.
“Do të jetë një sfidë e re. Me një menaxhim të mirë dhe planifikim të mirë unë besoj se edhe pagat do t’iu rriten punonjëse të sektorit të ujësjellës kanalizimeve, por edhe ndërmarrjete e agreguara do të kenë eficencë më të lartë financiare”, tha Balluku.
/s.f