Sot ka nisur zyrtarisht ndërkohë që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë përgatitjet për të shkuar drejt 14 Majit. Së fundmi një foto e nisur për mediat nga vetë institucioni përgjegjës për procesin zgjedhor ka tërhequr vëmendjen.
Në modelin e fletës së votimit të 14 Majit KQZ në krah të çdo partie politike ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike por në rastin e koalicioneve nuk e ka bërë këtë. Detyrimi ligjor është që në fletët e votimit të shënohet udhëheqësi kryesor i çdo aleance, dhe në rastin e koalicionit Berisha Meta duhet të jetë emri i Ilir Metës. Kjo procedurë është standarde dhe është aplikuar në çdo proces zgjedhor.
Në zgjedhjet e vitit 2021, në fletën e votimit koalicioni i PD me Aleancën për ndryshim ka qenë i përcaktuar qartë në fletë votimi ku shkruhej Koalicioni PD-AN, kryetar Lulzim Basha.
Nuk dihet se pse në KQZ e kanë shmangur emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit dhe duke shënuar vetëm koalicioni “Bashkë fitojmë”. Kujtojmë se emri i Metës në fletën e votimit mund të dekurajonte votuesit për të dhënë votën për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Së çfarë do të vendoset nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me miratimin e fletës përfundimtare të votimit pritet që të përcaktohet.
/s.f