Ish kryeministri Sali Berisha tha se ka prova që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka prona në Shqipëri.
Ai tha se është i gatshëm që këto prova t’ia dërgojë DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA.
“Sa i përket guvernatores, unë i bëj thirrje inspektorit të DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA të hetojë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi pronat e saj në Shqipëri dhe garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuojë me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve”, tha Berisha.
Një natë më parë, zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar u shpreh se ambasadorja Yuri Kim është vënë nën sulm personal.
/a.r