Duke folur në emisionin ‘Të paekspozuarit’, analisti Lorenc Vangjeli u ndal në zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës, ku duket se gara do të jetë ‘e nxehtë’.
Ai u shpreh se fajtore për situatën në Shkodër është politika 30-vjeçare, e djathtë dhe e majtë. Sipas tij, PD e ka trajtuar si një dashnore që beson se nuk i ikën nga shtrati ndërsa PS-ja e ka menduar si një bukuroshe që nuk e çon dot në shtrat.
Duke u ndalur te plani investimeve të qeverisë, Vangjeli tha se për të shlyer borxhin moral që ka politika ndaj Shkodrës, jo vetëm 50 milionë, por edhe 150 milionë euro janë pak…