Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tv, analisti Lorenc Vangjeli, teksa foli për kandidimin e kandidatit të PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, tha se ai ka premtuar që të fitojë me një ofertë prej 50 milionë eurosh, të cilat do të zbatohen në projekte.
Sot, Rama, i vetmuar, po i qaset Shkodrës me një mënyrë tjetër, i kompleksuar që partia e tij ka 30 vjet që nuk e merr. Po afrohet pa zhurmë, pa bujë. Ka çuar si të deleguar atë që e quajnë në Tiranë mëkëmbëse- Elisa Spiropalin, kanë një pune kapilare me një kandidat që vjen nga e djathta dhe mbi të gjitha që është konsideruar administrator i zoti.
Oferta e fundit e Ramës është gjithashtu cinike. Ai do të firmoste në tavolinë, përveç Tiranës, humbjen në çdo bashki, me kusht që të merrte Shkodrën.
Kanë filluar të rrëfejnë tani që z. Beci po mbërrin në Shkodër me një ofertë prej 50 milionë eurosh, me projekte që do t’i financojë qeveria.
Edhe po te jene e vertete per 50.000.000 eurot qe do te jepen per Shkodren ne kembim te fitores.Ne ate shume parash,minimumi 50% e tyre do te villen nga beci e partia e tije hajdute me k/hajdutin edvin karapushtin.Prandaj ase njera pale ase rithemelimi i monsters e ase hajdutete e e edvinit nuke e meritojne Shkodren,kto 2 parti jane rivale ne vjedhje,plackitje e ne krime te ndryshme.