Zv/Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar i ka shuar çdo shpresë Sali Berishës! Në një intervistë, Escobar tha se nuk i është hequr ‘Non Grata’ asnjë njeriu të sanksionuar nga DASH, edhe nëse ka fituar zgjedhjet.
Duke folur për Top Channel, ai ka thekuar se Sali Berisha është e shkuara e vendit.
“Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë”, tha Escobar për ‘Top Story’.
/a.r