Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur këtë të Enjte një takim në Tiranë, në praninë e dërguarve të posaçëm James Rubin dhe Gabriel Escobar.
Ka qenë ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim e cila ka postuar një foto të të gjithë ambasadorëve, ku shkruan se është diskutuar mbi prioritetet e SHBA-së në rajonin e Ballkanit.
Në foto janë ambasadorët e SHBA-së në: Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi. Ky takim ishte lajmëruar më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, në kuadër të turit 4 ditor që Rubin do të zhvillojë në 3 shtete të Ballkanit.
”Për të diskutuar dhe koordinuar prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Ballkan, një prej mbledhjeve të para të këtij lloji, në Tiranë”, thuhet krahas fotos së postuar nga ambasadorja Yuri Kim.
/a.r