Disa banorë të Portlandit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë ankuar se endacakët kanë ndërtuar pa leje tenda përballë shtëpive të tyre luksoze, duke u prishur kështu pamjen.
Deri tani, janë ngritur 9 kasolle, ndërsa autoritetet nuk i janë përgjigjur plot 40 ankesave të banorëve përballë këtyre strehimeve të bëra vetë, në buzë të lumit.
“Të gjithë na thonë që nuk kanë juridiksion, sepse është hekurudhë”, deklaron njëri prej banorëve të apartamenteve luksoze.
Paula, njëra nga gratë që jeton në kasolle, thotë: “Mund të qëndroja edhe në vendstrehime të bashkisë, por ato janë kot. Nuk të lënë të përdorësh drogë aty. Nuk është droga problemi im. Problemi im është se jam e pastrehë, nuk kam ku lahem dhe nuk kam një tualet”.
/a.r