Reperi i njohur grek Rack dhe partnerja e tij 30-vjeçare, të cilët akuzohen për përdhunim në grup pas denoncimit të një studenteje shqiptare 19-vjeçe, u liruan me kusht.
Me vendim të Këshillit Gjyqësor, atyre u është ndaluar largimi nga vendi, duhet të paraqiten në komisariatin e zonës së tyre një herë në muaj dhe të paguanin garancinë monetare prej 3 mijë euro.
Avokati i tyre e cilësoi vendimin të drejtë teksa shprehu bindjen se klientët e tij do të lirohen plotësisht nga akuzat.
Kujtohet se 19-vjeçarja kishte denoncuar në polici se me miqtë e saj kishte shkuar në koncertin e reperit në Kretë dhe më pas kishin shkuar për të ngrënë.
Në mëngjes herët ai dyshohet se ndoqi një nga bashkëpunëtorët në një hotel.
Aty dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga dy persona, ndërsa një tjetër ka vepruar si bashkëpunëtore.
Mirëpo, sipas raportit mjeko-ligjor, tek e reja nuk u gjet asnjë provë për përdhunim./m.j