Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor,Gabriel Escobar.
Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
/a.r