Kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi aspirues i përhershëm i reformimit të vendit të tij, por gjithashtu kritikues i politikës së Bashkimit Evropian, zhvilloi sot një konferencë shtypi në Romë, dy vjet pas marrjes së detyrës.
“Italia nuk është më një problem për Evropën. Italia qëndron në themele të forta dhe të konsoliduara, por ka ende shumë për të bërë”, deklaroi ai për shtypin.
“Asnjëherë më parë, në asnjë shtet në Evropë nuk janë kryer një numër kaq i madh reformash në një hark të shkurtër kohor”, pohoi ai, duke iu referuar reformës për ligjin zgjedhor, të administatës publike dhe atë në fushën e arsimit dhe të drejtësisë.
”Por, kjo valë reformash duhet të ketë vijueshmëri pasi Italia ka domosdoshmëri për ndryshime. Përtej gadishullit, i mbetet tashmë Evropës si detyrë të nisë ndryshimet”, vuri theksin ai.