Një 34-vjeçare është arrestuar nga policia në kryeqytet gjatë një aksioni të koduar “Komuna 2”.
Në pranga ka rënë Denisa Bushka. Në momentin e arrestimit iu gjet një sasi kokaine, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 40 doza kokainë gati për shitje.
Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.