Belind Këlliçi i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama në aktivitetin për çeljen e fushatës.
“Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës. Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.
Por çfarë tha Rama?
“Lali Erin e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë. Por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Kur thotë se do të bëjë transport publik falas. Mua më duket sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë” – tha Rama./m.j