Bashkëshorti i Migena Sinani, e cila u ekzekutua nga kunati i saj teksa flinte gjumë bashkë me vajzën 2-vjeçare, ka rrëfyer dinamikën e tragjedisë në banesën e tij.
Në një komunikim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ai tha se në momentin kur vëllai i tij ka vrarë me armë bashkëshorten dhe nënën e dy fëmijëve të tij, ai ka qenë në punë.
Sa i takon ngjarjes, ai thotë se vëllai i tij dhe e shoqja nuk kanë pasur asnjë konflikt me njëri-tjetrin. Ai tha se një natë para krimit, në diskutime normale familjare, Rolandi i cili kishte dy ditë që kishte lënë punën, i kishte thënë Migenës: Ishalla po e gjen ti një punë, se unë e gjej, s’është problem.
Por se cili mund të ketë qenë shkaku i kësaj tragjedie, as Erjoni nuk e ka një përgjigje, ndërsa thotë se nuk ka informacion se kush e ka lëvizur armën pasi i vëllai vrau veten.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Kush e lëvizi armën
Bashkëshorti i viktimës: Nuk e di se nuk kam qenë aty
E kishte kërcënuar Migenën ndonjëherë?
Jo nuk është e vërtetë, se ka thënë asnjëherë. Kanë shkuar shumë mirë.
Sa kohë vuante nga shëndeti mendor
Ka, që në 2008 kur ka qenë ushtar. Merrte ilaçe, tani ishte bërë mirë, punonte. Kishte dy ditë që e kishte lënë punë, dhe kishin bërë në darkë muhabet që ishalla po gjeti një punë Migena, se unë e gjej punën kudo. Marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e mirë, nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.
Kishit diskutuar për të dalë në një banesë tjetër?
Atë po mundoheshim, po punonim qq fort, që t’u rregullonim jetën fëmijëve, por ja që u pre çdo gjë. Migena ka qenë duke kërkuar punë, për shkak të fëmijëve duhej një punë shteti, por…
Pse kishe zgjedhur të punojë natën?
Sepse fëmijët kanë nevojë për përkujdesje, dhe punoja natën që ditën të isha në gatishmëri për fëmijët.
/s.f