Shoferi i furgonit me targa KS 15 NZN në të cilën u gjetur dhe u sekuestruar armë zjarri të tipit pistoletë, Jermir Kaloshi në dëshminë e tij ka theksuar se nuk kishte dijeni në lidhje me praninë e tyre në makinën që ai drejtonte.
“Unë thjesht shofer jam, bëjmë rrugën nga Kosova në Angli, ku shërbejmë si postë. Marrim pako nga Kosova dhe I çojmë në Anglki dhe marrim pakot e refugjatëve atje dhe i sjellim te të afërmit e tyre, mes të cilave marrim dhe mobilje.
Ndërkohë tashmë kjo çështje do të hetohet nga SPAK, pasi ka pasur dijeni se pikërisht ditën e djeshme do të bëhej edhe trafikimi I armëve drejt Britanisë së Madhe. Burime nga Grupi I Hetimit thonë se armët janë siguruar në Serbi dhe do të dërgoheshin grupeve kriminale në Angli.
Armët janë gjetur mbrëmjen e djeshme të fshehura në hapësira të veçanta të një mobilje, ku ndodheshin 6 pistoleta glock, 1 browning dhe 1 helstar. Gjithashtu u gjetën dhe 200 fishekë pistolete.
Ndërkohë policia po verifikon personin që kishte dorëzuar tavolinën tek furgoni me destinacion Anglinë.
Gjithashtu po verifikohet dhe adresa në të cilën do të dorëzohej tavolina në brendësi të së cilës u gjetën armët ne Angli.
/s.f