Shteti Islamik ka marr kontrollin e rrugës kryesore përmes së cilës bëhet furnizimi i ushtrisë siriane në provincën e Alepos, në veri të Sirisë. Ekstremistët kanë pushtuar fshatin e rasm Al Safat, pas luftimeve të ashpra me ushtrinë siriane, e cila tani është duke u përgatitur për një operacion të kundërt, raporton Russian Neës Agency. Kjo është hera e dytë në pesë muaj që ISIS kryqëzon rrugën e cila furnizon ushtrinë siriane. Xhihadistët pas përleshjeve në veri të Sirisë kanë kapur tridhjetë luftëtarët kurdë.