Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi tha se vlera e tij kap shumën 32 milionë euro.
Arapi: Vlera totale e inceneratorit të Fierit kap shumën 32 mln e 800 mijë euro, aktualisht impianti i përpunimit ndodhet në fazën përmbyllëse të tij, në tërësi që nga koha që nisi procedura e marrjes së lejes dhe spostimit që iu bë nga një vend i mëparshëm në një vend sot në Mbrostar u desh një kohë e gjatë rreth 16 muaj.
Kontrata e koncesionit e lidhur me Ministrinë e Mjedisit me Ministrinë e Infrastrukturën dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionaare daton me datën 24 tetor të vitit 2016 dhe duhet të përfundonte në 24 tetor të vitit 2022.
Rreth tre, katër pesë muaj më parë, programi ynë i përfundimit të investimeve sipas anekseve që ka kjo kontratë përmbledh 72 këste mujore të ndara në një vlerë të përafërt 62 milionë lekë, në planin e përgjithshëm të vlerës së investuar në objekt është vlerë e investuar nga buxheti i shtetit, janë rreth 60 këste deri tani./m.j