Kandidatët për këshillin bashkiak të PD zyrtare në Vaun e Dejës kanë braktisur kandidaten për kryetare bashkie të Alibeajt , duke bërë thirrje publikisht se mbështesin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.
Kandidatët për Këshillin e cilësojnë kandidaten e PD të Alibeajt Klomentina Drinin kandidaturë personale e nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të Vaut të Dejës.
”Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejës.”
Ata nuk janë tërhequr nga gara për këshill bashkiak, por i bëjnë thirrje demokratëve të bashkisë së Vau Dejës, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve për kryetar bashkia Zef Hilën.
/a.r