Kur na ndajnë dhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot renditjen e kandidatëve në fletën e votimit.
Në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 12:00, KQZ do të hedhë shortin për renditjen e emrave që garojnë në bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë dhe Shkodër.
Pas hedhjes së shortit, kandidatët përveç logos së partisë apo koalicionit, do të kërkojnë vota dhe me numrin rendor që do të renditen në fletën e votimit për zgjedhjen e datës 14 Maj 2023.
/a.r