Një studim i ri shkencor që analizon ujërat e zeza ka treguar një rritje të përdorimit të drogave të paligjshme nëpër qytetet evropiane. Euronews ka publikuar rezultatet e fundit nga studimi i kryer nga grupi SCORE dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë (EMCDDA) zbuluan metabolitë të kanabisit, kokainës, metamfetaminës, amfetaminës, MDMA dhe ketaminës.
Studimi, i kryer në 104 qytete në 21 vende, zbuloi një rritje të kokainës dhe metamfetaminës në ujërat e zeza të Evropës.
“Gjetjet e sotme paraqesin një pamje të një problemi të drogës që është sa i përhapur dhe kompleks, me të gjashtë substancat të zbuluara pothuajse në çdo vend”, tha në një deklaratë drejtori EMCDDA Alexis Goosdeel.
Kokaina, në veçanti, u zbulua në të gjitha qytetet e përfshira në studim dhe shifrat në rritje të saj tregojnë për disponueshmëri dhe përdorim të gjerë në publik.
Më shumë se gjysma e 66 qyteteve për vitin 2021 dhe 2022 treguan një rritje të mbetjeve të kokainës, shumica e të cilave i përkasin Evropës Perëndimore dhe Jugore.
Qytetet si Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia treguan prevalencën më të lartë të kokainës në mostrat e tyre të ujërave të zeza.
Qytetet zvicerane të Bazelit, Gjenevës dhe Zyrihut gjithashtu përmbanin disa nga mbetjet më të larta të metabolitëve të kokainës.
Analiza e fundit e ujërave të zeza ka treguar gjithashtu se kanabisi vazhdon të jetë droga më e përdorur në Evropë, pavarësisht nga një rënie në sasinë e zbulimit në shumë qytete.
/a.r