Dashi-Forma juaj fizike sot tregon potencialin e saj të plotë: nëse jeni sportiv, me Marsin dhe Saturnin do të jeni shumë të favorizuar. Nëse jeni beqarë, zbuloni se fati vjen atëherë kur s’e prisnit. Është Mërkuri që ju jep mundësinë për takime të shumëpritura.
Demi-Familja do t’iu mbështesë sot për çdo vendim që do të merrni. Për sa i përket çështjeve financiare pritet që gjërat të jenë nën kontrollin tuaj. Të dashuruarit do të marrin një lajm shumë të mirë.
Binjakët-Sot do të keni mundësi të arrini shumë gjëra që ishin të pamundura në të kaluarën. Do t’ju paraqiten mundësi që duhet të shfrytëzoni.
Gaforrja-Lërini të tjerët që të thonë fjalën e fundit këto ditë, sidomos në punë ku kolegët do të kenë më shumë argumente se zakonisht. Mos e shpenzoni kohën e çmuar dhe energjinë në situata të parëndësishme.
Luani-Nëse faza e punës po lulëzon, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ndjenjat. Partneri/ja mund të kërkojë më shumë vëmendje dhe për këtë arsye do të lindin grindjet.
Virgjëresha-Keni mundësinë për të nisur transformimin profesional dhe financiar. Mërkuri, Marsi dhe Hëna janë në anën tuaj dhe do të keni çdo gjë gati për të vënë në jetë projektet që keni planifikuar prej kohësh.
Peshorja-Këto kohë persona të tjerë kanë marrë vendime për ju. Sot ka ardhur koha që të dilni mbi ta me një ide, që mund të çoni përpara, por për këtë duhet të besoni fort. Kjo ditë do t’ju shërbejë si provë që për të vendosur veten në diskutim dhe për të kuptuar vlerat e vetes. Kini guxim!
Akrepi-Zgjuarsi, shkëlqim i karakterit, inteligjencë! Afërdita në shenjën aleate të Peshqve, rrit predispozitat tuaja ose më mirë dhuratat autentike që qielli ju bën sot. Mos e lini këtë çast qiellor t’ju shpëtojë dhe përdoreni për t’u fokusuar tërësisht tek e ardhmja.
Shigjetari-Një ditë e lumtur do të jetë kjo e diel për ju. Do të takoni një person me shumë ndikim dhe dita juaj do të marrë një rrjedhë tjetër. Në punë gjërat do t’i keni nën kontroll.
Bricjapi-Do të përjetoni një ndjenjë të veçantë dhe një melankolinë. Ndjeni një nevojë të fortë për vetmi dhe izolim.
Ujori-Mos u mundoni më shumë seç duhet për t’u treguar të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni. Nëse deri më tani nuk e kanë marrë vesh ende, nuk kanë për ta kuptuar kurrë.
Peshqit-Dashuria vazhdon t’ju japë kënaqësi të mëdha, Venusi i favorshëm mbështet jetën tuaj në çift dhe krijon një bashkëpunim dhe mirëkuptim me partnerin/en që nuk është parë më parë. Të hënën priten ngjarje të mëdha dhe mjaft pozitive në aspektin profesional.