Mesazhi i kryepeshkopit Dodaj: “Pashka është forca e dashurisë që na jep shpresën e jetën të gjithëve”

Në festën e Pashkës është mbajtur sot takimi i hapur në Katedralen “Shen Pali”. Gjatë fjalës së tij Arqipeshkvi, Imzot Arjan Ndoj u shpreh se Pashkët janë ftesa për një krijimtari të re, ndërsa theksoi se paqja nuk vjen asnjëherë nëpërmjet armëve, por vetëm përmes dashurisë.

“Shqipëria me shpresën që jep Ringjallja të kthehet në sinonim shprese. Shqipëria me ringjalljen e Krishtit të ketë forcën për të mposhtur dimrin demografik, jo vetëm për të përballur emigrimin, por edhe numrin e ulët të lindjeve.Duhet të vlerësohet merita pavarësisht statusit nga ku vijmë. Ndonjëherë mendojmë se mund të dominojmë të keqen duke reaguar me një të keqe më të madhe, por kështu kemi kontribuar për një të keqe më të madhe. Drama e shoqërisë sonë është se e keqja është bërë si diçka normale. Duhet të luftojmë të keqen që na ka rrethuar. Padrejtësia nuk bën gjë tjetër vetëm se gozhdon jetën e njerëzve të pambrojtur. Me Ringjalljen Jezu Krishti na hap dyert e shpresës. Në duelin midis jetës dhe vdekjes, jeta fiton midis forcës dhe dashurisë. Vetëm me dashuri mundet e keqja. Pashkët janë ftesa për një krijimtari të re”, tha Imzot Arjan Ndoj.
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com