Rikthimi i deputetit Armando Prenga në jetën parlamentare ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se “vrasësi Armando Prenga u rikthye në detyrë nga Edi Rama”.
Më tej Berisha akuzon edhe gjykatësit që liruan Prengën, duke i cilësuar edhe ata vrasës.
Ja postimi i plotë i Sali Berishës:
Kreu i meduzes Edi Rama kthen ne detyre vrasesin Prenga!
Te dashur miq, sot vrasesi i Edi Rames, Armando Prenga, njeriu qe qelloi me revole te fshehur nje qytetar, Cali, tek dera e shtepise se tij dhe tjetrin vellain e te parit brenda ne komisariat policie, njeriu per te cilin mediat italiane kane transmetuar nje emision te veçante si delinkuent, hajdut ordiner dhe trafikant, u kthye sot ne detyre triumfator ne parlament. Kjo sepse Edi Rama me gjykatesit e tij vrases sa vet vrasesi Prenga, e liruan ate dhe mbajten ne burg viktimiat e tij.
Qytetare, te gjithe ne kembe qe me revolucionin demokratik te shpetojme veten nga kthetrat e zeza te krimit, te permbysim me te gjitha mjetet paqesore te mosbindjes civile Edi Ramen, qe ka shnderruar qeverine dhe parlamentin e tij ne organizate kriminale! sb