Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover, ka dalë sot para mediave për të prezantuar objektivat dhe mënyrën se si do të vëzhgohen zgjedhjet.
“Doja të theksoja fjalën vëzhgojmë. Ne monitorojmë zgjedhjet për të para përputhshmërinë e zgjedhjeve me standardet ndërkombëtare. Kemi pasur bashkëpunim të mirë më KQZ dhe presim që të vazhdojmë në këtë drejtim. Të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha autoritetet vendase. Ne do të kemi një ekip në Tiranë prej 13 ekspertësh, ku përfshihen ekspertë ligjorë, ekspert për zgjedhjet, ekspert për zgjedhjet, Do të kemi së shpejti edhe 24 vëzhgues afatgjatë, që do të mirëinformohen për zgjedhjet dhe do të shpërndahen në të gjithë vendin. Do të kemi para ditës së zgjehdjeve edhe vëzhguesit afatgjatë. Për ditën e zgjedhjeve do të na bashkohen delegacioni i Parrlamentit Evropian si dhe përfaqësues nga Kongresi i KiE për autoritete vendore”, u shpreh Glover.
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR tha se komuniteti ndërkombëtar është këtu për parë se sa Shqipëria i qëndron angazhimeve ndërkombëtare.
“Të gjitha vendet anëtare të OSBE janë shprehur për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me këto standarde. Ne do të lëmë faktet që të flasin për të vërtetën. Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre elementeve: punës së administratës zgjedhore dhezbatimit të rekomandimeve të mëparshme, frymës së fushatës, pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e minoriteteve dhe aksesit të PAK në proces. Më kujdes do të shikojmë mënyrën se si janë financuar fushatat zgjedhore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me zgjedhjet. Implementimi i ligjti është po aq i rëndësishëm sa ligji vet. Dhe për zbatim kërkohet vullnet”, tha Glover.
“Ne do të nxjerrim një raport të ndërmjetëm para zgjedhjeve dhe do të ketë një deklaratë ditën pas zgjedhjeve. Në deklaratë do të kemi gjetjet paraprake. Raporti final do të publikohet rreth 8 jave pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe do të përfshijë edhe rekomandimet për zgjedhjet e mëpasshme. Në këto rekomandime do të parashikohen mënyrat se si ODIHR kërkon të ndihmojë Shqipërinë në këtë proces. Ne jemi të interesuar të shohim nëse procesi është në përputhje me OSBE-në Të gjithë të kemi besim te procesi zgjedhor. Që procesi të ketë integritet zgjedhësit do të mund të bëjnë zgjedhje reale të mirëinfomuar mes kandidatëve të ndryshëm. Kandidatët duhet të luajnë në kushte të barabarta dhe votuesit duhet të kenë të drejtën universale për të votuar. Zgjedhësit duhet të kenë mundësinë të votojnë të lirë, të fshehtë, të sigurt dhe vota të numërohet korrekt”, vijoi Glover.
/s.f