Trupi i pajetë i Brisilda Nexhipi e humbur 4 muaj më parë është gjetur. Ajo ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor 14 shkurt në zonën e Fllakës në Durrës. Identifikimi i saj, është bërë me anë të tatuazhit që kishte në dorë “Rafaelo”, emri i të birit. Nëna e mësoi live ‘Pa Gjurmë’ këtë lajm tronditës.
Nga sa mësohet e reja 22-vjeçare ka shkuar me shenja jete në spital dhe më pas ka ndërruar jetë, Trupi ka qëndruat për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit i paidentifikuar. Ka qenë një mesazh që erdhi nga një qytetar në “Pa Gjurmë” që ndihmoi në identifikimin e saj.
Vajza, e njohur me pseudonimin “Coco” mbërriti në Shqipëri më 22 dhjetor të vitit 2022, gjurmët e fundit të së cilës u verifikuan nga sistemi TIMS. Ajo u largua fillimisht nga Franca duke lënë djalin 5-vjeç dhe të emën, për të shkuar në fillim në Arezzo të Italisë e më pas të zbriste në aeroportin Rinasit. Komunikimi i saj i fundit me familjarët ishte në 21 nëntor, ora 17:47 minuta.
Nga ky moment nëna tentoi të lidhej me të bijën, për të cilën nuk po mundej të kuptonte dot nga fliste dhe ku ndodhej për momentin. Komunikimi në messenger ishte i vakët, thuajse pa asnjë informacion sqarues. Mirëpo, Coco ndërkohë ishte aktive në Tik Tok. Videon e fundit të saj e postoi më 15:12.2022, datë në të cilën ajo nuk kishte mbërritur në Shqipëri./m.j