Tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş prekën thellësisht 11 provinca. Shumë shkatërrime ndodhën në Adana, e cila është ndër provincat e prekura, ndërkohë dëmet që tërmeti shkaktoi nuk ishin vetëm në njerëz dhe materiale, por edhe në natyrë.
Së fundmi, kanë dalë pamjet e shkëmbinjve të mëdhenj të çarë në mes në zonën e Kocaoğlan të distriktit Feke. Por, ajo që po shqetëson më shumë specialistët është fakti se, çdo ditë e më shumë çarja po zgjerohet, duke bërë që banorët e zonës të jenë në rrezik konstant.
Kjo për faktin se, edhe një lëkundje e vogël mund të sjellë pasoja katastrofike, pasi shkëmbi i thyer që mund të këputet nga mali, mund t’u bjerë shtëpive përsipër në çdo kohë.
Ekipet e bashkisë dhe AFAD-it kanë bërë një hetim pas denoncimit të banorëve të shqetësuar të lagjes. Është thënë se është planifikuar të largohet rreziku duke thyer gurët në zonën më me risk.
/a.r