Para disa ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u rikthyen 4 ish-banorë të “Big Brother VIP”. Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka u votuan nga publiku për t’u bërë edhe njëherë pjesë e reality show-t.
Për këta 4 ish-banorë rregullat janë paksa ndryshe nga pjesa tjetër e shtëpisë. Vetëm njëri prej tyre mund të arrijë finalen e madhe që do të mbahet me 6 maj dhe nëse arrin të fitojë do të ketë vetëm 50 mijë euro.
Teksa në shtëpi kanë nisur debatet e shumta dhe secili nga ish-banorët po mundohet për të kapur finalen, Ronaldo i ka bërë kërkesën e papritur Luiz Ejllit.
Së fundmi, ai i ka thënë që të dalin në nominim kokë më kokë. Përgjigjen Luizi e ka thënë mbrëmë para gjithë banorëve.
“Unë do jap përgjigjen që Ronaldo ka plot 102 ditë që pret me ia dhënë. Përpara publikut unë kam frikë të dal në nominim kokë më kokë me Ronaldon. E pranoj”, tha Luizi.
/a.r