Një përpjekje për të barazuar viktimën me agresorin dhe për të rishkruar historinë e cilëson ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, të gjithë procesin ndaj ish-krerëve të UCK-së në Hagë. I ftuar në studion e Klan News, Hoxhaj tha se prokurori foli me gjuhën e Serbisë.
“Përpjekje për ta rishkruar historinë dhe ne nuk e pranojmë. Për ne, zoti Thaçi janë heronj të Kosovës. Presim që drejtësia të triumfojë”.
I pyetur nëse ndien përgjegjësi për miratimin e Gjykatës Speciale, Hoxhaj tha se ajo u votua nën presionin e ndërkombëtarëve.
“Ne në atë kohë kemi bërë përpjekje që t’ju shpjegojmë që nisma që pretendimet e Dick Martit nuk qëndrojnë”.
Vlerëson nismën e Edi Ramës për korrigjimin e rezolutës në Këshillin e Evropës.
Kritika të shumta ka ish-ministri i Jashtëm ndaj Kryeministrit Kurti, kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Ohrit.
“Frika që kemi është që marrëveshja mund ta përmbysë autonminë e Kosovës”.
Hoxhaj thotë se anëtarësimi i Kosovës dhe i Bosnjes në NATO në një plan afatmesëm do të ishte rruga e vetme për të ndalur përpjekjet e Serbisë për t’u rikthyer në Ballkan në një formë të re.
/a.r