John Arne Riise ka folur për dy ish-bashkëlojtarët e tij Steven Gerrard e Francesco Totti, për të cilët ka thënë se janë liderë të vërtetë, transmeton Koha.net. Ai Gerrardin e ka përshkruar si lider të madh, ndërsa Tottin si “zot” te Roma, raporton Goal. “Të dy janë lider, por përderisa Gerrardi është më tepër lider në fushë me karizmin e tij, ndërsa prezenca e Tottit ndihet kudo, në stërvitje dhe në ambientin që e rrethon Romën. Me të gjithë respektin për të tjerët, por Totti është si zot”, ka thënë Riise.