Detaje të reja janë mësuar në lidhje me 71-vjeçaren e cila u gjet e vrarë me plumb në kokë brenda një automjeti në Selanik.
I dyshuari kryesor për ngjarjen është i biri i saj, i cili ra në rrjetën e hetuesve pas një letre të gjetur në banesë, ku shprehte problemet ekonomike dhe gjendjen e rënduar psikologjike të mamasë së tij.
“Unë jetoj matanë rrugës, na ndan një rrugë. Nëna dhe Vasilakis ishin njerëz të qetë, fëmija nuk kishte probleme, ata punonin dhe nuk i dëgjuam kurrë të debatonin. Jemi pa fjalë”, tha një fqinj i familjes.
Sipas tij, nënë e bir, një ditë para vrasjes hipën së bashku në një automjet dhe shkuan të bënin pazare në një fshat aty pranë, gjë të cilë e bënin shpesh.
Sa i përket makinës që 34-vjeçari kishte marrë me qera, rreth një muaj, banorët e lagjes e dinin se e kishte blerë për të zëvendësuar mjetin e vjetër.
“Hera e fundit që i pashë ishte dje në mëngjes dhe nuk vura re asgjë të çuditshme. Nuk i kam parë kurrë duke u grindur” , theksoi fqinji.
Sipas informacioneve në media, djali 34-vjeçar kishte ndërprerë punën pak kohë më parë. Ndërkohë që e ëma e tij kishte shfaqur probleme psikologjike disa vite më parë, pas vdekjes në një aksident trafiku të burrit të saj.
/s.f