Çdo i huaj që blen një apartament në vendin tonë me vlerë 150 mijë euro e lart do të marrë automatikisht leje qëndrimi të përhershme në Shqipëri. Ministri Arben Ahmetaj tha për televizionin Klan, se kjo nismë e Ministrisë së Ekonomisë dhe e Brendshme synon të rigjallërojë sektorin e ndërtimit duke shitur apartamentet që kanë mbetur stok. Një mënyrë e ngjashme u përdor edhe nga qeveria e mëparshme për jorezidentet. Ndryshe nga kjo e fundit që ka si fokus vetëm sektorin e ndërtimit, qeveria Berisha miratoi një ligj që i jep nënshtetësinë shqiptare çdo të huaji që investon mbi 200 mijë dollarë në vendin tonë .