Një autobus i cili në bord kishte disa pasagjerë është përplasur me një urë në pjesën jugore të Melburnit në Britani. Fatmirësisht askush nuk humbi jetën, por aksioni për shpëtimin e të plagosurve ka zgjatur disa orë, pasi është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të nxjerrë prej autobusit personat e dëmtuar. Zjarrëfikësve u është dashur të heqin sediljet e autobusit, pasi disa persona kishin ngecur aty.
Interesant është dhe fakti se “pre” e urës nuk ishte vetëm autobusi, por edhe ky kamion.