Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arritur në sallën e gjyqit në katin e 15-të të Gjykatës Penale të Mannhatanit, raporton BBC.
Gjykimi i tij do të nisë së shpejti. Ai nuk ka thënë asgjë para mediave të mbledhura, ndërsa është futur në sallën e gjyqit, ndërkohë është publikuar edhe fotoja e tij e pare ne gjykate.
Ish-presidenti u pa i ulur me ekipin e tij ligjor brenda sallës së gjyqit, Joe Tacopina, Susan Necheles dhe Todd Blanche.
Trump pritet të deklarohet i pafajshem.
Ish Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një sërë hetimesh, u dorëzua para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.
Akuzat pritet të përqendrohen në hetimet rreth pagesave të bëra gjatë fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump.
Pagesa prej 130 mijë dollarësh është bërë nga ish avokati i zotit Trump, Michal Cohen dhe është regjistruar nga kompania e zotit Trump si shpenzim ligjor. Prokurorët thonë se ajo nuk ishte shpenzim ligjor dhe, e regjistruar si e tillë, përbën falsifikim të llogarive financiare të kompanisë./m.j