“Ejani dhe investoni. Ne ju ofrojmë garë të ndeshmë dhe siguri”. Me këtë premtim iu përgjigj pyetjes se përse duhet të investojnë në Shqipëri të huaj, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
“Një nga kërkesat që mora prej investitorëve ishte transparenca, rregullat e drejta të lojës dhe garës dhe ajo që quhet korsia e shpejtë dhe ne po i përmbushim. Këtu nuk flasim vetëm për turizmin , por edhe për atë paketë që qeveria shqiptare ka ofruar prej vitit2015”, u shpreh Balluku.
Nga Konventa Ndërkombëtare të Turizmit që po zhvillohet në Tiranë, Balluku shpalli edhe ambicien për ta shndërruan vendin në atë që e përmblodhi si “superfuqi të Rajonit në disa sektorë”.
“Qeveria e Shqipërisë ka një vizion, që ta bëjë Shqipërinë vendin më të rëndësishëm në rajon për turizmin, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën ndërlidhëse dhe sektorë kritikë që kontribuojnë për ekonominë tonë. Me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do të punojmë për të përmbushur këto objektiva”, tha ministrja.
Të pranishëm në forumin 3-ditor të Turizmit janë edhe përfaqësues nga disa prej banka më të mëdha në Europë si dhe investitorë veçanërisht në fushën e turizmi. Ata u shprehën të gatshëm për të investuar në Shqipëri me kushtin që institucionet shqiptare të jenë ndihmuese dhe jo penalizuese siç shpesh ndodh nga procedurat burokratike./m.j