Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rethymno të Kretës në Greqi, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar në grup nga tre persona.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptarja ka dëshmuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rethymnon se teksa po argëtohej në një klub të njohur, ku këndonte një reper, një bashkëpuntor i tij i ngushtë e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në një hotel.
Policia ka arritur të arrestojë 30-vjeçarin shqiptar, i cili po tentonte të arratisej nga ishulli i Kretës. 19-vjeçarja pritet të ekzaminohet nga mjeku mjekësor, ndërsa reperi 24-vjeçar dhe bashkëpuntori i tij mbeten ende në kërkim.
24-vjeçari konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop dhe artisti tatuazhesh, por mediat greke ende se kanë bërë me dije emrin.
/s.f