Pas Wizz Air, një tjetër kompani ajrore e fluturimeve, ka shfaqur problematika duke anuluar fluturimin dhe duke lënë pasagjerët në pritje dhe pa asnjë përgjigje.
Kompania Albawings ka anuluar fluturimin e orës 09:35, nga Firence drejt Tiranës, ndërsa dhjetëra pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe të moshuar janë lënë pa përgjigje. Sipas një denoncimi që ka mbërritur nga pasagjerët në redaksinë e Shqiptarja.com, ata janë njoftuar nga piloti se ka shumë erë e nuk nisët dot avioni. Por ndërkohë sipas qytetarit avionë të tjerë janë nisur normalisht.
Ata kanë pritur për disa orë, e më pas u është thënë se fluturimi është anuluar dhe se nuk nisen dot sot. Pasagjerëve u janë dhënë vetëm 2 numra e një emali të cilat nuk funksionojnë për të kontaktuar kompaninë AlbaWing. Tashmë pasagjerët duhet të organizohen vetë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.
Duke qenë se rastet janë të përsëritura, pasi shpesh herë kompanitë e fluturimeve vonohen për disa orë apo anulojnë edhe udhëtime autoritete ajrore nuk kanë në vend nuk kanë marrë asnjë masë ndaj kompanive të fluturimit.
/s.f