Deputeti Dashnor Sula, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për zgjedhjet lokale dhe situatën në terren.
Ai u pyet nga Ylli Rakipi për faktin se kryeministri Rama, duket mjaft i qetë dhe i relaksuar, ndërkohë që opozita është ndarë në disa copa.
Sipas Sulës, votuesit janë të zhgënjyer me mazhorancën dhe nëse nuk manipulohen votat, opozita do të marrë rezultat pozitiv…
Ylli Rakipi: Po na heqin edhe bukën e gojës, po bëjnë punën tonë. Edi Rama ka bërë podcast, që do flasë me popullin, me veten, etj. Sot ka dalë edhe doktori dhe tha, e kam patur unë idenë e podcastit në sirtar…. Pra, ne Niko po na lënë pa bukë. Ne kemi gjithë jetën në këtë punë, tani na e morën këta. Saliu do flasë vetë, ndërsa Edi Rama mund të na thërrasë edhe ne për të folur.
Neritan Sejamini: Ka më shumë kohë të lirë…
Ergys Mërtiri: Do të shkëlqejë si gazetar ai. Po ky pikturonte në kohën e lirë…
Ylli Rakipi: Ky e di pse e bën, thotë pse e bëjnë këta dhe mos e bëj unë?!
Neritan Sejamini: Dhe është i bindur që e bën më mirë se të gjithë…
Ylli Rakipi: Kjo Partia Demokratike, u nda në shumë copa tani. Po ti (i drejtohet Dashnor Sulës) në cilën copë je aty?
Dashnor Sula: Fatkeqësisht, është për të ardhur keq, e kam thënë gjithmonë që njeriu në momentin që do ti marrë të gjitha, bën gabimin më të madh. Është moment i vështirë, por vij nga një takim, e di çfarë më tha një fshatar një moment? Më tha kjo qeveri e ka sjellë punën deri në atë pikë, na ka vënë lakun në fyt, tani të na heqi dhe stolin dhe të mbarojmë fare. Punë ka arritur aq keq, saqë njerëzit janë shumë të motivuar për ndryshimin, pavarësisht problemeve që ka opozita brenda.
Ylli Rakipi: Edi Rama ndihet rehat fare, po bën program tani, punën e McGonigalit e mbylli dhe tani bën spektakël. Ky edhe ty të thotë gjeli i Peqinit, tjetrit i thotë profesori dhe nuk ju përfill fare…
Dashnor Sula: Që nuk e duan, nuk bëhet fjalë. Por 10%-15% deformohet. Mazhoranca nuk ka bërë lëvizje deri tani, po ta lërë kështu situata do të jetë mirë për opozitën. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje, Durrësi dhe Elbasani janë të marra.