Nuk e ka ndihmuar “Frontin e Majtë” të Marko Dajtit që të regjistrohet në zgjedhje për parlamentin vendor të Tiranës, edhe pse për këtë bashki synon edhe drejtimin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rrëzoi sot listën e “Frontit të Majtë” për këshillat vendor të Tiranës, duke e lënë përfundimisht jashtë zgjedhjeve për këshilltarët bashkiakë.
Sipas KQZ, “Fronti i Majtë” nuk ka respektuar kuotën gjinore, lista shumë-emërore mbyllet me numrin rendor 32, duke mos plotësuar numrin e kandidatëve, ndërsa disa emra që janë në listë, figurojnë edhe në listat shumë-emërore të disa partive të tjera.”
Këto argumente ishin të mjaftueshme që “Fronti i Majtë” të merrte dritën e kuqe nga Ilirjan Celibashi.
Megjithatë, për garën e kryeqytetit, Marko Dajti, kryetari i kësaj partie ka shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të Bashkisë.
Marko Dajti dhe partia e tij u regjistruan në KQZ për zgjedhje falë firmës së Flamur Nokës, i cili ndonëse i djathtë u vetëdeklarua në parlament si deputet i “Frontit të Majtë”./m.j