Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku adresoi akuzat e mediave dhe Partisë Socialiste, se ka marrë para ruse nga biznesmenë të lidhur me Vladimir Putin.
Kryemadhi tha se të dhënat e publikuara në Top Channel, janë të falsifikuara dhe kjo faktohet nga dokumentat që nuk mbajnë firmën e saj.
Pjesë nga biseda në studio:
Zonja Kryemadhi, ju politikanët të vristi për lek, por që Putini të të ketë dhënë ty pesë mijë euro…
Monika Kryemadhi: Kush janë ata dy persona? Kë përfaqësojnë ata? Ja kë përfaqësojnë ata, Erion Veliaj. Deklaratat e tyre vijnë si rezultat i kësaj firmës për inceneratorët.
Monika Kryemadhi: Po më gjete mua firmë të Belindit për inceneratorin, unë iki. Firma e Veliajt ka ndryshuar fatin e inceneratorin.
Monika Kryemadhi: Më vjen për të qeshur, më vjen edhe keq për ta. Përdoren si kavje. Top Channel është përdorur si pushkë në dorën e Edi Ramës. Është një shpifje e rëndomtë, është edhe një shantazh politik që ushtrohet ndaj meje.
-Në 12 shkurt 2017, në këtë llogari mbërriti një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem.
-Gjithashtu nga një llogari me emrin tuaj në Credit Agricole Sa në Zyrih,u dërgua një shumë prej 8,374 euro drejt kompanisë Vradus Holdings në Qipro.
*Pretendimi është se këto kompani janë të lidhur me njerëz që sponsorizojnë Putinin.
Monika Kryemadhi: Të gjitha këto janë shtypur me kompjuter. Shihni ndonjë firmë timen këtu? Të njëjtën gjë që shihni sot, e njëjta gjë ka përdorur Aleksandër Vucic ndaj kundërshtarit. Janë falsifikime të bëra nga një kompani izraelite. Është person në kërkim nga vendet partnere, sepse ka vendosur regjime autokratike duke përdorur këto falsifikime
Është sulmuar me fake account të bankave. Ju e dini dashurinë e Ramës me Vucic. E dini që kanë përdorur të njëjtën kompani izraelite në zgjedhje.
Dua t’ju theksoj se personi në fjalë, është në kërkim në SHBA për destabilitet që ka krijuar, për vendosjen e regjimeve autokratike.
Tani kjo gjë nuk më intereson, sepse nuk do të merrem. Do të merren avokatët me televizionin Top Channel. Do të kenë padi penale për shpifje dhe shantazh./m.j