Elton Mergjyshi, 40 vjeç është autori i plagosjes me thike të 3 personave në një lokal të Tiranës.
Për pasojë 64 vjeçari Viktor Rrapollari mësohet se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.
E lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare dhe një shtetas italian.
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne mes disa personave në një lokal në Laprakë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi, dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç./m.j