Ky është momenti kur hidhet në erë një automjet në Shkozet i cili i përket shtetasit Aldi Mustafa.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në Shkozet dhe nga pamjet duket se makina e zezë ka pësuar dëmtime të mëdha.
Ndërkohë policia ka shpjeguar në njoftimin e vet se, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive”.
Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani.
Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
/s.f