Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka humbur betejën e saj për të qëndruar në pushtet pasi partia e saj e qendrës së majtë Social Demokratike u mposht ngushtë nga rivalët e saj konservatorë dhe të djathtë.
Me të gjitha votat e numëruara, partia e krahut të djathtë të Koalicionit Kombëtar (NCP) fitoi 20.8% të votave, me partinë populiste, që mori 20.1% ndërsa SDP e Marin mori 19.9% të votave. Pjesëmarrja në votime ishte 71.9%. Asnjëra prej partive nuk do të jetë në gjendje të formojë vetëm një qeveri. Më shumë se 2,400 kandidatë nga 22 parti konkurruan për 200 vendet në parlamentin e vendit nordik.
“Është një arritje vërtet e mirë, edhe pse nuk përfundova e para. Demokracia ka folur, populli finlandez ka hedhur votën e tij dhe festimi i demokracisë është gjithmonë një gjë e mrekullueshme. Ne kemi arsye të mira për të qenë të lumtur për këtë rezultat”.
Udhëheqësi konservator finlandez Petteri Orpo pas fitores u shpreh se partia e tij siguro një mandate shumë të madh. Për javë të tëra, të tre partitë kishin qenë pothuajse të barabarta në sondazhe. “Unë mendoj se finlandezët duan ndryshim. Ata duan ndryshim dhe tani unë do të filloj negociatat me të gjitha palët,” u shpreh Orpo.
Kryeministrja e Finlandës vazhdon të ketë vlerësime të larta në sondazhe për drejtimin e Finlandës drejt hyrjes së menjëhershme në NATO dhe menaxhimit siç duhet të pandemisë Covid-19. Shumë finlandezë e shohin atë si një figurë polarizuese. Ajo u kritikua ashpër vitin e kaluar kur u shfaq një video e saj duke kënduar, kërcyer me dyshimin se kishte konsumuar lëndë narkotike në një festë. Mbështetësit asokohe u shprehën se kritikat ndaj saj ishin seksiste dhe të gjitha gratë në të gjithë Finlandën dhe botën shpërndanë video të tyre duke kërcyer në solidaritet me kryeministren.
Përkundrazi, Petteri Orpo nuk ka asnjë nga cilësitë si Sanna Marin dhe sipas ekspertëve preferon që të ndjekë karrierën pa dalë jashtë kornizave të tij. Orpo ka premtuar të ulë shpenzimet për përfitimet e papunësisë dhe strehimit.
/a.r