Një muaj më parë, Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i ka mbërritur vendndodhja e Mirel Mërtirit. Ai është në Austri. Burime nga SPAK bëjnë me dije se informacioni ju është dhënë nga Interpol Tirana. Polica austriake nuk e ka bërë arrestimin e tij dhe pse ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Sipas burimeve, ai ka ndjekur të njëjtën procedurë, si partnerja e tij Stela Gugallja.
Prokuroria e Posacme ka bërë gati dosjen dhe e ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila jua ka nisur autoriteteve austriake. Gjykata e Posacme i ka caktuar Mirel Mërtirit masën e sigurimit “arrest në burg“ në mungesë. Ai dyshohet për korrupsion për çëshjtjen e inceneratorit të Elbasanit.
SPAK bën me dije se nuk ka një informacion nesë ka nisur apo jo procesi për ekstrdimin e Mirel Mërtirit. Ndërsa për partneren e tij procesi vijon. Drejtësia austriake do të thotë fjalën e fundit, nëse ata do të përballën me gjykatën për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Në seancën e parë që dështoi për këtë çështje, avokatët e Stela Gugalles, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos i bënë me dije gjykatës që kanë prokura të posacme me firmën e 3 personave të kërkuar.
Ndërkohë për Zoton ka që në Dhjetor të 2021 një urdhër arrest me masë sigurimi personal “arrest në burg”. Ata janë konsideruar nga SPAK si truri i inceneratorëve.
/Klan/ a.r