• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Asnjë votë për ata që braktisën detyrën. Ka gënjeshtarë që premtojnë autobusë, avionë dhe trena falas”

by Java News
01/04/2023 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se ata që premtojnë transport publik falas gënjejnë me shpresën për të kapur ndonjë votë. Nga Kavaja, ku u prezantuan kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak, Veliaj deklaroi se është shumë e rëndësishme që me qytetarët të flitet hapur.

“Me njëri-tjetrin duhet të flasim hapur, ndaj kërkoj që secili prej jush të flasë me zemër në dorë me njerëzit. Është shumë kollaj të gënjesh dhe mund të premtosh autobus falas, avionë falas, trena falas. Ti mund të premtosh çdo gjë falas. Kavaja, Shqipëria e provoi atë sistem – sistemin e komunizmit – kur çdo gjë ishte falas dhe u varfëruam të gjithë njëkohësisht. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ne jemi skuadra fitimtare. Fitimtari nuk mund të gënjejë. Nuk mund të sajojë rrena për 3-4 vota. Sepse si fitimtarë, në 15 Maj, Partia Socialiste dhe Redjan Krali, do vazhdojnë ta qeverisin Kavajën dhe nuk e kanë luksin të gënjejnë. Prandaj themi vetëm të vërtetën, vetëm gjërat që mund të bëhen, vetëm gjërat që mund të realizohen, vetëm premtimet që mund të përballohen”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se në sondazhet e realizuara, Partia Socialiste rezulton fituese në zgjedhjet e 14 majit në të pesta bashkitë e Qarkut të Tiranës. “Ne jemi fitimtarë në të pesta bashkitë. Por duke qenë se jemi fitimtarë nuk mund të jemi arrogantë dhe nuk mund të themi dokrra që nuk i mbajmë dot. Ndaj, është shumë e rëndësishme të shohim njerëzit në sy dhe të themi pse i kemi marrë këto vendime, pse i kemi bërë pallatet dhe stadiumin do e bëjmë tani; pse kemi bërë shkollat dhe parkun do e bëjmë tani; pse i kemi bërë kopshtet dhe tregun do e bëjmë tani. Sepse duke thënë të vërtetën, duke i parë njerëzit në sy, duke premtuar gjërat që mund të realizohen, do gdhihemi fitimtarë më 15 Maj, për të vazhduar punën për bashkinë e Kavajës”, u shpreh më tej Veliaj.

Ai shtoi se koha provoi se e vetmja forcë politike që nuk e braktisi detyrën e saj është Partia Socialiste e Shqipërisë. “Për ata që katër vjet braktisën detyrën, ikën nga këshillat bashkiakë, ikën nga Parlamenti, ikën nga pushteti vendor, për ata që nuk donin të punonin, Kavaja nuk ka asnjë votë. Këto vite ishte vetëm një skuadër, e cila nuk u dorëzua, e cila nuk e la punën përgjysmë, e cila nuk e braktisi detyrën. Kjo skuadër ka një emër, Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Për Alibeajn? Ish-deputetja e PD: Do rikthehem në politikë dhe do garoj për Bashkinë e Tiranës

Nën siglën e PDIU kandidon për Tiranën, Pernaska 'thumbon' Këlliçin: Kryeqyteti do dikë që ka disa vite mbi supe, integritet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In